Para takimit me Vuçiqin, Rron Gjinovci “shqetësohet” për gjumin e Kurtit: A flen najqysh sonte ai Albin? - NACIONALE

Para takimit me Vuçiqin, Rron Gjinovci “shqetësohet” për gjumin e Kurtit: A flen najqysh sonte ai Albin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë mbetur edhe disa orë para takimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit, i cili mund të jetë një nga takimet me karakter historik, pasi që palët mund ta nënshkruajnë propozimin evropian që shpie tek një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë takim, aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka shkruan një status në llogarinë e tij në Facebook të cilin e ka titulluar “A flan najqysh sonte aj Albin”, ku ka imagjinuar se si do kaloj natën kryeministri Kurti.

Gjinovci shkruan se sonte Kurtit do i imagjinohet aleanaca midis Gjermanisë naziste, Italisë Fashiste dhe Japinisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Në jastëkun e ngrohur nga faqja e tij që ishte ndezur pasi lexoi edhe kërcënimin e fundit të Berlinit, Romës dhe Parisi, që Atij, në shikim të parë ia solli përpara syve një ngjasim me boshtin famëkeq Berlin-Romë-Tokio e më pas ia kujtoi këngën turbo-folk që ka diku vargun "të fala Berlinit, Londrës e Parisit...", në atë jastëk që për të veç i ngrohtë nuk qe gjithë mbasditen sa provoi të pushonte kapakët e syçkave të stërlodhur.”- ka shkruar Gjinovci.

Ish-aktivisti i VV-së ka vazhduar të imagjonoj tutje se ç’po mendon Kurti.

“Ai po rrotullohet duke menduar: "të nënshkruaj e ta godas me pëllëmbë gjithë rezistencën time apo të mos nënshkruaj e të kthehem si hero, që nuk do të më njohin për të tillë nesër, por do të më shkruajnë si edhe një, dikur në librin e Historisë së Popullit Shqiptar?", - ka thënë Gjinovci.

Megjithatë, me një nëntheks ironik, Gjinovci beson se Kurti do të zgjedhë rrugën më të drejtë.

“Ai do të dijë të vuajë për ne. Do të dijë të bëjë atë që duhet. Çkado që ai zgjedh, është drejtësi. Se drejtësia buron nga veprimi i të drejtit. Po Ai, Ai do të zgjedhë jo vetëm të drejtën, por dhe të mirën. Ah...!”, - ka shkruar Rron Gjinovci.

Lajme të ngjashme