Një grua e moshuar në Rusi kritikoi luftën në Ukrainë, pastaj ajo u hodh nga autobusi - NACIONALE

Një grua e moshuar në Rusi kritikoi luftën në Ukrainë, pastaj ajo u hodh nga autobusi

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një video që tregon se si një grua e moshuar u largua nga autobusi në Rusi pasi dyshohet se kishte kritikuar luftën në Ukrainë është bërë virale në mediat sociale.

Klipi u shpërnda nga projekti i pavarur WarTranslated, i cili përkthen materiale rreth luftës në Ukrainë.

Sky News nuk mundi të verifikonte vërtetësinë e pamjeve.

Rusia ndaloi përhapjen e "informacioneve të rreme" për luftën

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që e bën të paligjshme "diskreditimin" e pushtimit rus të Ukrainës.

Ligji ndalonte gjithashtu përhapjen e "informacioneve të rreme" për luftën, të cilën rusët ende e quajnë "operacion ushtarak special". /Nacionale/

Lajme të ngjashme