Një gazetë tjetër sllovene raporton për Martin Berishajn, e përmend edhe Albin Kurtin - NACIONALE

Një gazetë tjetër sllovene raporton për Martin Berishajn, e përmend edhe Albin Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skandali financiar, ku dyshohet të jetë përfshirë edhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, po vazhdon të ngjall interesimin e gazetave slloven. Sot, gazeta sllovene “Demokracija.si”, ka publikuar një artikull, ku raporton mbi lidhjet e kryeministrit Robert Golob me paratë e kompanisë GEN-i, përfshirë transferet e mëdha të të hollave, që dyshohet të jenë përdorur edhe për financimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta “Demokracija.si” shkruar se Golob e ka mbajtur premtimin e rikthimit në hartë të Sllovenisë, por jo për çështje të mira.

Natyrisht, në artikull përmendet edhe Martin Berishaj. Demokracija.si pretendon se ka regjistrime të kamerave në banka të caktuara, përfshirë një banke në Bukuresht të Rumanisë.

“Pas vitit të ri, mediat në Ballkan raportuan gjerësisht për transferime të disa miliona eurove nga Gen-I në Prishtinë. Ata deklarojnë se Robert Golob ka përdorur paratë e shtetit nga GEN-I për të financuar fushatën zgjedhore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, thuhet se ka transferuar paratë.” – thekson gazeta.

Lajme të ngjashme