Një fermer sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj, zyrtarja ka pësuar lëndime
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një police brenda stacionit policor.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në stacionin policor në Ferizaj.
Policia ka treguar gjatë futjes nën kontroll të të dyshuarës zyrtarja policore ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë.