Një burrë në Mitrovicë gjendet pa shenja jete, policia nis hetimet - NACIONALE

Një burrë në Mitrovicë gjendet pa shenja jete, policia nis hetimet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Mitrovicë një burrë është gjetur pa shenja jete.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, informata fillestare për këtë rast është se një person është parë i alivanosur, ndërkohë që kur njësitë relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes e kanë gjetur atë pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Theksohet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

HETIM I VDEKJES- Rr. Selim Kalludra, Mitrovicë 03.02.2023-10:10. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thekson raporti.

Lajme të ngjashme