Nis takimi Kurti-Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së - NACIONALE

Nis takimi Kurti-Vuçiq me përfaqësuesit e BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë që takimi tre palësh në mes Kurti dhe Vuçiqit me përfaqësuesit e BE-së tashmë ka filluar.

Borrell përmes një shkrimi në twitter tha se sot në mëngjes ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin rreth tensioneve të fundit në veri të Kosovës.

Tutje, Borrell tha se nga Kurti dhe Vuçiq pret që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Sot në mëngjes mbajta mbledhjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibil për të gjetur gjuhën e përbashkët”- shkruan Borrell.

Në ndërtesën ku po zhvillohet takimi në Bruksel, palët janë futur nga hyrje alternative në mënyrë që t'i shmangin gazetarët.

Lajme të ngjashme