Nipi i Ivanoviqit: Po e përdorin xhaxhain për ta luftuar Kurtin - NACIONALE

Nipi i Ivanoviqit: Po e përdorin xhaxhain për ta luftuar Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nipi i Oliver Ivanoviqit, Aleksandar Ivanoviq, është deklaruar rreth debateve të ngritura rreth figurës së xhahait të tij në Kosovë, pas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti. Aleksandri ka komentuar edhe aksionin e sotëm të PSD-së, duke theksuar se edhe 1 milionë performanca të tilla, nuk mund të hedhin hije mbi figurën e Ivanoviqit.

“Një milion shfaqje të tilla nuk mund të hedhin hije mbi atë që Oliveri bëri dhe si jetoi ai” – tha Aleksandri për Kossevin, duke ngushëlluar familjarët për humbjet, transmeton Nacionale.

“Është një e pavërtetë, por unë gjithmonë përpiqem të vazhdojë kur bëhet fjalë për Oliverin dhe të shikoj të gjithë kontekstin nga një kënd objektiv. E gjithë kjo shfaqje e shëmtuar dhe banale që po bëhet, është ekskluzivisht për nevoja të brendshme shqiptare” – vazhdoi ai.

Madje, nipi i Ivanoviqit deklaroi se figura e Ivanoviqit po shfrytëzohet për ta sulmuar Kurtin për çështje të brendshme.

“Kjo që po ndodh në Prishtinë i drejtohet Kurtit ekskluzivisht për nevojat e tyre të brendshme dhe është fatkeqësia jonë që sot Oliveri po përdoret për një gjë të tillë.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme