Nikaj: Qeveria Kurti ka prodhuar vetëm skandale, afera korruptive dhe shkelje kushtetuese - NACIONALE

Nikaj: Qeveria Kurti ka prodhuar vetëm skandale, afera korruptive dhe shkelje kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Qeveria Kurti deri me tani ka prodhuar vetëm skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme

Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, ky vendim konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme”, ka thënë Nikaj.

Ai ka thënë se në këtë qeverisje ka vetëm kryeneçësi të Qeverisë për të mbrojtur veprimet e saj joligjore.

Në këtë moment, kemi një Ambasador në detyrë, i cili është i dyshuar për shpëlarje të parave, kemi një Kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës i cili është paraburgim por jo të shkarkuar nga detyra, kemi një kryeshef të një ndërmarrje publike rajonale, i cili në vend që të shkarkohet nga detyra po vazhdon ta ushtrojë atë pa asnjë pengesë. Kemi ministra të përfshirë në afera publike të cilët po vazhdojnë të mbajnë postet e tyre. Kemi ministra, zëvendësministra e zyrtarë të shumtë të emëruar nga ky pushtet të cilët janë nën hetime. 900 ditë të këtij pushteti nuk kanë prodhuar zhvillim, nuk kanë sjellë ndryshim, por kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive, keqqeverisje dhe papërgjegjësi”, është shprehur Nikaj.

Lajme të ngjashme