Ngërçi politik, edhe LDK-ja dorëzon lëndë në Kushtetuese
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese çështjen e moszbatimit të Aktgjykimit të fundit.
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkë me deputetin Armend Zemaj dhe anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Shkodran Manaj, e kanë dorëzuar në Kushtetuese lëndën.
Në lidhje me këtë çështje, edhe PDK-ja dje ka dorëzuar lëndën në Gjykatë Kushtetuese.