Ngërçi politik: Abrashi çuditet me qëndrimet e ish-opozitës, “harron” përgjegjësinë e VV-së
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zhbllokimin e ngërçit politik.
Pas seancës së sotme, ai ka thënë se ky vendim do sqaronte procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
“Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do të sqarojë procedurën e votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. meqenëse është iniciuar ky rast në këtë institucion na mbetet neve që ta presim atë vendim në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shprehur habinë e tij për qëndrimin e deputeteve të ish-opozitës, duke harruar përgjegjësinë që ka VV-ja në këtë proces.
“Ky insistim, kjo qëndrueshmëri absurde e partive opozitare është për tu çuditur”, ka thënë ai.