Nga sot do të ketë reduktime të ujit në disa komuna të Kosovës, shkak reshjet e dendura të shiut
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura atmosferike do të ketë reduktimet të ujti për disa vende.
Siç thuhet në njoftimin e tyre në Facebook, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10: 00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të keni nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit.
Ata tutje tregojnë se Komuna e Drenasit është në një pozitë më të rënduar, ndonëse shtojnë se autocisternat do jenë aty për t'i furnizuar qytetarët me ujë.
“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, theksohet se në disa prej fshatrave të Podujevës do të ketë reduktime të ujit për reth 3 orë në ditë.
“Mbeteni të njoftuar, deri në vendimin e radhës, varësisht nga situata me reshje atmosferike!”, përfundon njoftimi i tyre.
