Rrugët e mbulura nga uji si pasojë e reshjeve të shiut në Pejë - NACIONALE

Rrugët e mbulura nga uji si pasojë e reshjeve të shiut në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrugët në Pejë, sot kanë filluar që të mbulohen nga uji si pasojë e reshjeve të shiut.

Siç shihet në një video të shpërndarë nga faqja në Facebook “Peja në Fokus”, shihet se si lokalet e disa bizneseve janë duke u rrezikuar që të përmbyten.

Në këtë video shihet edhe një qytetarë teska kalon duke ecur nëpër ujë.

Lokalet e disa bizneseve në rrugën "Bill Klinton" rrezikohen nga përmbytjet - Siç shihet edhe në video, ata janë duke bërë përpjekje që të parandalojnë depërtimin e ujit nga kanali i hapur, i stërmbushur nga uji”, shkruan në postimin e tyre.

Në anën tjetër, edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ditë më parë pati paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve ditëve në vijim.

Ata përmes një postimi në Facebook, kanë thënë se pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”, thuhej në postimin e tyre.

Lajme të ngjashme