Nga premtimi te vonesa: Kurti del në punë 9 minuta pas orarit që e kishte paralajmëruar, ministrat në “gjumë”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë teksa foli para mbështetësve të tij u zotua se ai, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ministrat do të dalin në punë në ora 8:00.
Duke kritikuar ish-partitë opozitare se nuk janë në punë, ai ka thënë se institucionet shtetërore do të punojnë si zakonisht.
Megjithatë, Kurti nuk e ka mbajtur pretimin ashtu siç e ka dhënë.
Ai në zyrën e tij ka dalë me 9 minuta vonesë.
Gazeta Nacionale e ka pritur te objekti i Qeverisë për ta pyetur për vonesën, por ai nuk është ndalur.