Nesër në Tiranë, Rama mbledh liderët e rajonit, nuk dihet a shkon Kurti - NACIONALE

Nesër në Tiranë, Rama mbledh liderët e rajonit, nuk dihet a shkon Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën më 17 korrik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të presë në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin, mëson Report Tv.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Mediumi mëson se në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.

Lajme të ngjashme