“Nëse Prishtina nis fushatë për njohje të reja, do të kundërpërgjigjemi”: Daçiq me ‘kërcënim’ dhe shpërfillje të Marrëveshjes - NACIONALE

“Nëse Prishtina nis fushatë për njohje të reja, do të kundërpërgjigjemi”: Daçiq me ‘kërcënim’ dhe shpërfillje të Marrëveshjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës “nuk mund të jetë çmimi” që Serbia “paguan” për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka thënë Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq, në një intervistë për të përditshmen propagandistike serbe “Novosti”.

Daçiq, duke folur për atë që ai e quajti “trysni të madhe ndërkombëtare” ndaj Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, tha se “si mund të kërkohet kjo gjë (nga Serbia) kur ka pesë shtete në Bashkimin Evropian” që nuk e njohin Kosovën; dhe se kjo gjë, tha ai, “është dorëzim i sovranitetit dhe integritetit territorial”.

Një valë e re trysnie ka arritur” ndaj Serbisë, tha Daçiq, duke komentuar kërkesat e kohëve të fundit nga Berlini, Londra dhe Dublini që Beogradi të njohë pavarësinë kosovare.

Kemi qenë të përgatitur. Prishtina është nervoz që syninem e tyre s’mund t’i arrijnë, që të kenë njohjen e të gjithëve dhe që të hynë në OKB, dhe, pastaj, edhe padronët e tyre janë poashtu nervoz që kjo s’është arritur. Serbia është pengesa kyçe ndaj këtyre planeve, dhe prandaj edhe jemi subjekt i presioneve të këtilla”, ka thënë Ivica Daçiq.

Veç tjerash – pavarësisht Nenit 4 të Marrëveshjes Bazike që Serbia obligohet të mos kundërshtojë Kosovën në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare si dhe Preambulës dhe Neneve hyrëse që interpretohet të jenë ‘njohje de facto’ – Daçiq lë të kuptojë që sa i përket Serbisë, ato nuk do të zbatohen.

Daçiq shton se “Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës” gjë që, siç shtoi ai, “nënkupton që nëse Prishtina nis fushatë për njohje të reja, Serbia do të kundërpëgjigjet”.

Lajme të ngjashme