Nëse peticioni për zgjedhje të reja në veri dështon “nuk jap dorëheqje”, i bindur Atiq - NACIONALE

Nëse peticioni për zgjedhje të reja në veri dështon “nuk jap dorëheqje”, i bindur Atiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse peticioni për largim të kryetarëve në veri dështon – proces ky i cili po hartohet përmes një Udhëzimi Administrativ – Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nuk e sheh si mundësi që ai vetë të jep dorëheqje nga ky post. “Është absurde”, përgjigjet ai kur pyetet nga Teve1, për dorëheqjen në rast të dështimit të peticionit i cili kërkon që rreth 20% e votuesve të një komune të kërkojnë largimin e kryetarit; proces ky në vetëvete i parë me skepticizëm të madh edhe në vend edhe nga ndërkombëtarët të cilët kërkojnë që kryetarët të largohen vetiu dhe vullnetarisht.

Atiq, i cili ka qenë prej më aktivi prej kryetarëve shqiptarë në veri – për të cilët thuhej fillimisht nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se do të jenë “kryetarë me ‘k’ të vogël” dhe “udhëheqës me ‘u’ të vogël”, e që në fakt morri vendime me “V” të mëdha – shprehet se dorëheqjen nuk e ka opsion, dhe se në rast të shkuarjes në zgjedhje në kontekstin aktual vepçse “do të përsëritej situata prej fillimi”.

Jo. Është absurd edhe me i ik përgjegjësisë. Ne kur kemi kandiduar për kryetar komune, ne kemi pasur parasysh edhe rrethanat, edhe pozicionin për të cilin jemi duke synuar. Tash ku është logjika e kësaj të heqim dorë, edhe me i çu komunat prapë në zgjedhje, nëse nuk ka një përgatitje reale në terren, nëse nuk ka një gatishmëri prej qytetarëve të komunave përkatëse. Ajo veç do ta përsëriste situatën prej fillimit”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme