Nervozohet Petkoviqi: Serbia s’do ta ndalojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE - NACIONALE

Nervozohet Petkoviqi: Serbia s’do ta ndalojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

4 javë më parë

nga NACIONALE

Petar Petkoviq, shefi i ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, ka reaguar në lidhje me avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai e ka cilësuar përparimin e Kosovës drejt KiE-së si gjest armiqësor ndaj Kosovës.

“Ne i bëjmë thirrje partnerëve tanë në Këshillin e Evropës që të kenë parasysh, kur të vendosin për përfshirjen e Kosovës, se një rezultat i tillë do të ishte një precedent që do të shkatërronte parimet themelore të asaj organizate, dhe sigurisht që do të ishte edhe një gjest armiqësor ndaj Serbisë, e cila deri më tani ishte një anëtare aktive dhe e përkushtuar e asaj organizate ndërkombëtare.” shkruhet në reagimin e Zyrës së Petkoviqit.

Lajme të ngjashme