Nënshkruhet udhëzimi Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike - NACIONALE

Nënshkruhet udhëzimi Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar sot udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se më ketë udhëzim janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

Me UA Nr: 03/2023, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent. Gjithashtu, të gjithë qytetarëve rezident sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës u sigurohet e drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor, respektivisht kur paraqiten kërkesa për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij dokumenti, secili qytetar i Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti.

Me UA Nr: 03/2023 parashihet për herë të parë Komisionit për përcaktimin e çmimeve referente që është kompetent të propozojë përditësimin e shtojcës së çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike. Përmes UA Nr:03/2023 gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme