Nenad Rashiq kritikon ministrat që shkuan në veri: S’tregohen muskujt ‘që ne mund të bëjmë çfarë të duam’
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka kritikuar kolegët e tij nga Qeveria Kurti në lidhje me vizitat që kanë realizuar në veri gjatë javëve të fundit, kur situata atje ka qenë tejet e tensionuar.
Rashiq në KTV ka deklaruar se “ka dëshirë që të punojë në mënyrë institucionale, e jo populiste që të bëjë fotografi para komunave”.
Ai madje, ka thënë se disa veprime e delekrata të ministrave, nuk kanë esencë pajtimin mes popujve, derisa ka përmendur edhe “tregimin e muskujve”.
“Kam dëshirë të punoj në mënyrë institucionale e teknik, që nuk parasheh një dramë e populizëm të shkoj të bëj foto para komunave. Konsideroj që kështu problem mund të mbetetet…E di, respektoj kolegët e mi, por në disa veprime dhe në veçanti deklarata të tyre nuk është esence një tolerencë, pajtim pajtim mes popujve, por tregim i fuqisë institucionale. Konsideroj që të bëjmë bëjmë një mirëbesim, besimi nuk mund të jepet, besimi ndërtohet. Unë jam për një politikë më shumë paqësore, me një respekt anasjelltas dhe në mënyrë mund të vazhdojmë të ndërtojmë afatgjatë. Nuk them që janë të gabuara vizitat, por ndoshta disa prej deklaratave kanë qenë kuptuar jo si dora e kuptimin e mirëbesimit, e pajtimit, por përkundër, tregimin e muskujve që ne mund të bëjmë kurdo çfarë duam.” – u shpreh ai.
Vlen të theksohet se disa prej ministrave të Qeverisë Kurti kanë realizuar vizita në veri të vendit.
Pikërisht në ditën kur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkoi atje, tensionet u thelluan edhe më shumë, ku u sulmuan disa gazetarë.