Nëna njofton policinë, dyshon se iu dhunua vajza pasi iu mor në veturë nga një i panjohur - NACIONALE

Nëna njofton policinë, dyshon se iu dhunua vajza pasi iu mor në veturë nga një i panjohur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njoftohet edhe për një dyshim për dhunim ndaj një vajze në Kaçanik.

Në raport theksohet se nëna ka njoftuar policinë se vajza e saj dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me vetyre dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale.

“Kaçanik-Ferizaj / 01.05.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare, dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme