“Nëna e heronjve të lirisë”: Ganimete Musliu viziton Rukë Haradinajn për 8 Mars
Në ditën ndërkombëtare të gruas, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar Rukë Haradinaj, “nanën e heronjëve të lirisë”.
Duke përshkruar vizitën e saj, Musliu ka thënë se gratë si Rukë Haradinaj, janë të rralla e burim force.
“Në ditën ndërkombëtare të Gruas, bashkë me Timen dhe Evgjeninë vizituam Nanën e heronjëve të lirisë, Rukë Haradinaj. Gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla. Ato janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit,”- ka shkruar Musliu
Ajo më tej ka shkruar për sakrificën e “nanës Rukë” dhe të gjitha nënave që kanë dhënë djemtë e vajzat për liri.
“Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë.”
