Mesazhi prekës i Ferdonije Qerkezit për 8 Mars: Nënat si unë presin me duar në gji
Ferdonije Qerkezi është një nga gratë emblematike të luftës. Ajo është nëna e katër martirëve të luftës, teksa asaj ushtria e policia serbe ia vranë edhe burrin.
E pas luftës, ajo u bë ikonë e rezistencës e luftës për drejtësi, teksa për rastin e saj kanë shkruar edhe mediet ndërkombëtare. Më 8 Mars, datë kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, zonja Ferdonije ka bërë një status që ka prekur shumë qytetarët.
Ajo botoi dy fotografi nga vizita e mjekut Arsim Gërxhaliut, duke shkruar edhe ca fjalë që ngjallin emocione.
“Faleminderit Arsim Gerxhaliu që nuk më harron në ditët festive!
Veçanërisht sot kur shumë bijë e bija përqafojnë nënat me dashuri
E nënat si unë presin me duar në gji!” – shkroi zonja Ferdonije.