Nën kërcënimin e thikës i kërkuan para një gruaje, arrestohen tre të mitur në Prishtinë - NACIONALE

Nën kërcënimin e thikës i kërkuan para një gruaje, arrestohen tre të mitur në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të mitur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se të miturit nën kërcënimin e armës-thikës i kanë kërkuar para një gruaje.

“GRABITJE NË TENTATIVË Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 11.05.2024 – 01:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.” – thuhet në raportin 24 orësh.

Lajme të ngjashme