Në veri u dëgjuan shpërthime, Osmani s’jep detaje: Po presim një raport përfundimtar - NACIONALE

Në veri u dëgjuan shpërthime, Osmani s’jep detaje: Po presim një raport përfundimtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur rreth situatës në veri, ku është ndezur sirena dhe u raportua edhe për shpërthime.

Osmani nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj situate, derisa fajësoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për gjendjen në veri.

“Për fat të keq, sikur në shumë raste, situate në veri eskalon për një situatë të vetme, bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiqi kanë për qëllim destabilizimin e situatës. Ne duhet të bëjmë çmos që nëpërmjet institucioneve të sigurisë dhe republiëks së Kosovës, të vendosim rend dhe siguri dhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë pavrësisht etnisë.” – tha ajo.

Tutje, në konferencë për media pas samitit të Tiranës, Osmani tha se kanë marrë gjatë ditës raporte të shkurta, ndërsa po e presin raportin përfundimtar se çfarë ndodhi sot atje,

“Është me siguri që siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha, dhe tani po e presim në fund të kësaj dite për raportimin përfundimtar, gjatë ditës kemi marrë raporte të shkurta, jo vetëm rreth asaj që ka ngjarë, por për veprimet që do të merren tash e tutje për situate të tilla.” – tha ajo.

Çfarë ndodhi sot në veri?

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, pasditen e së martës ka raportuar se anëtarët e Komisionit Zgjedhor Komunal kanë hyrë ‘me forcë’ në objektin e komunës së Zubin Potokut të shoqëruar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kjo sipas tyre ka bërë që të shpërthejë rebelimi nga disa qytetarë.

Siç mëson kjo gazetë, janë dëgjuar dy shpërthime ndërsa nga ndërtesa kanë dalë anëtarët e komisionit në fjalë dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Sipas asaj që mësuam në vend, anëtarët e Komisionit Komunal, me asistencën e Policisë, kanë hyrë me forcë në ambientet e komunës, kanë thyer dyert dhe kanë ndërruar bravat, para se të dalin nga ndërtesa,” – ka raportuar ky medium.

Sot ishte e planifikuar që të vendoseshin anëtarët e komisionit nëpër zyret e tyre. Nuk dihet nëse operacioni i tyre deri tash është kryer me sukses. Nacionale po provon të kontaktojë me organet kompetente për të marrë më shumë informacione.

Redaksia deri në këtë moment nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionet mbi shpërthimet në këtë qytet.

Lajme të ngjashme