Në Stokholm të Suedisë përkujtohen viktimat e luftës në Kosovë - NACIONALE

Në Stokholm të Suedisë përkujtohen viktimat e luftës në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për nder të 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut, shoqata kulturore “Teuta” se bashku me pjesëmarrës nga ambasada e Kosovës në Suedi, sot në Stokholm, bënë homazhe dhe ndezën qirinj për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Suedi, thuhet se diplomati Dren Zeka dhe sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu, iu kanë drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtuan, diplomati Dren Zeka, sekretarja e shoqatës Teuta, Elsa Alliu dhe aktivistët e mërgatës, Shkipe Bunjaku, Kamer Elezaj. Ata përkujtuan dëshmorët e kombit, masakrat makabre dhe përçuan mesazhin se e kaluara nuk duhet të harrohet kurse gjaku i dëshmorëve duhet të shërbejë si udhërrëfyes i ndërtimit të shtetit dhe së ardhmes të bazuar në paqe dhe vlera demokratike. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!.” – shkruhet në njoftim.

Lajme të ngjashme