Para të riut të mbytur në Ujman në sipërfaqe del propaganda: VV bën fushatë ‘sovranizmi’ me fatkeqësi - NACIONALE

Para të riut të mbytur në Ujman në sipërfaqe del propaganda: VV bën fushatë ‘sovranizmi’ me fatkeqësi

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Jo jeta e njeriut, por “FSK zbarkon në veri”.

Ky portretizim shënoi një degradim moral për publikun, kur Vetëvendsosja me të çelë mëngjesi njoftoi se “për herë të parë, FSK si ushtri, zbarkon në veri” duke e dhënë imazhin dhe tregimin se çështja është sovraniste dhe jo humanitare për çka kanë marrë leje nga KFOR-i.

Ekipet e FSK-së ishin të kërkim-shpëtimit, misioni i aprovuar ishte i kërkim-shpëtimit, për gjetjen e trupit të një të riu të mbytur në liqenin e Ujmanin të dielen. Por, krejt kjo s’pati rëndësi dhe s’ishte as në plan të dytë, por marketingu politik. Zëdhënësi i Vetëvendosjes me foto të edituara dhe me përmbajtje propagandistike e plasoi për çështje ushtarake.

Edhe lejen e marrë nga KFOR-i, Qeveria e Vetëvendosjes, e ktheu në zhdukje të tyre nga fotografia duke shënuar pro(fit)pagandën politikë të paparë deri më tash.

Sinqeriteti i rrodhi menjëherë, së paku, Tomë Gashit, avokatit-militant të Vetëvendosjes. Me fotografi të një pjesëtari të uniformuar të FSK-së, ai shkroi: “A po shkojmë në zgjedhje?”.

Krejt kjo u pasua menjëherë në poster elektoral nga pjesëtarë të Vetëvendosjes duke nxjerrë fotografi të Aleksandar Vuçiqit mbi Ujman dhe pjesëtarin e FSK-së në Urën mbi Ujman.

Në sipërfaqe doli propaganda, par së t nxjerret vetë i riu 33 vjeçar i fundosur deri në 40 metra thellësi.

KFOR-i u deklarua për media që i ka dhënë leje FSK-së “me kushte dhe kufizime” dhe se gjendja është nën mbrojtje të tyre.

“Operacioni zhvillohet nën kushte specifike të vendosura nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të sigurojë mbarëvajtjen e tij”, tha KFOR-i në njoftimn.

“Angazhimi i FSK-së në këtë rast është në përputhje me mandatin e saj fillestar, që përfshin ndihmë për komunitetet lokale në raste katastrofash natyrore dhe operacione të kërkim-shpëtimit”.

Gënjeshtër mbi gënjeshtër

FSK në misione humanitare dhe deminimi ka qenë në veri edhe më herët – ndryshe nga pretendimet e Vetëvendosjes që kanë vërshuar rrjetet.

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tregoi për ‘Nacionale’ se në vitin 2019 – pas kalimit të ligjeve për transformimit e FSK-së në ushtri, kishte qenë në misione deminimi në veri.

“Është e vërtetë, mundet me kanë 2016, njëherë në Ujman, njëherë në lumin Ibër, edhe një herë kemi shkuar me deminim me KFOR-in amerikan”, ka thënë Rama.

Ish-komandanti tjetër i FSK-së, Kadri Kastrati, na tregoi po ashtu se në kohën kur ai kishte qenë komandant, dy herë FSK-ja kishte shkuar në pjesën veriore.

“Unë sa kam qenë komandant dy herë FSK-ja ka zbarkuar në veri të Kosovës për çështje humanitare. Marrëveshja mes KFOR-it dhe qeverisë së atëhershme nuk e ndalon FSK-në me shku në veri, por jep mundësi që nëse shkon, të shkojë në koordinim dhe bashkërendim me KFOR-in”, ka thënë Kastrati për gazetën Nacionale.

Kastrati më tutje ka kujtuar se në njërin rast, po në Ujman, i kishin gjetur dy serbë që kishin rënë me veturë.

“Dy herë kemi qenë, njëherë aksion humanitar me i kërku dy serbë që kanë ra në Ujman me veturë, dhe i kanë gjetur. Dhe kjo që po bëhet bujë, vetëm për poena politikë se zgjedhjet i kemi sivjet, ky është operacion i rëndomtë i FSK-së”, tha më tutje ai.

Lajme të ngjashme