Për një sekondë e mbyllin telefonin: Gërvalla i shtrëngon fort deputetët e Guxos, asnjë s`guxon të flasë për Osmanin
Donika Gërvalla ka shtrënguar fortë deputetët e partisë Guxo.
Askush nga ta nuk po ka guxim të deklarohet rreth temës kryesore aktuale në vend, zgjedhjes së presidentit të ri. Kur po kontaktohen nga gazetarët duke u pyetur për këtë temë, ata po veprojnë në mënyrë të çuditshme.
Vetëm mbrëmë në emisioni Debat Plus, dy deputetë të kësaj partie kanë hezituar të deklarohet për Vjosa Osmanin.
Derisa autori i emisioni, Ermal Panduri, i ka kontaktuar përmes telefoni, deputetët Fatos Geci dhe Aferdita Hajrizi në sekondë.
Me të kuptuar çështjen për çka janë thirrur, ata e kanë mbyllu telefonin.
Fillimisht deputeti Geci e ka mbyllur telefonin e tij pasi e ka kuptuar pyetjen.
Njëjtë ka vepruar edhe deputetja Aferdita Hajrizi.
“Përshëndetje, urdhëroni”, është përgjigjur fillimisht deputetja Aferdita Hajrizi.
Më pas, pa e dëgjuar mirë pyetjen e ka mbyllur telefonin.
Të njëjtën frikë për tu deklaruar rreth kësaj çështje sot e ka treguar edhe deputeti tjetër i kësaj parti, Nezr Kraki.
Derisa ka shkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të VV-së, ai ka tentuar të iu shmanget gazetarëve.
Tek kur është zënë ngusht nga gazetarët, ai e ka thënë një fjali të shkurtër.
“Nëse vjen puna, votoj për”, ka thënë Kraki.
Një ditë më parë gazeta Nacionale ka raportuar se Donika Gërvalla, njëra nga kryetaret e partisë Guxo, është kundërshtorja kryesore e Vjosa Osmanit për presidente.
Edhe ajo ka refuzuar t`i përgjigjet gazetës Nacionale, nëse është pro Vjosa Osmanit.
Derisa ka hyrë në zyre, ajo ka refuzuar të jap një qëndrim për këtë çështje.
“Jo faleminderit shumë. Jam duke shkua në zyre. Ditën e mirë”, ka thënë Gërvalla derisa është pyetje nga gazetarja e Nacionales, nëse e përkrah Osmanin edhe për një mandat.
Burimet e gaztës Nacionale kanë bërë me dije se Gërvalla kundërshtimin ndaj Osmanit i ka shprehur hapur edhe në komunikimet me deputetët e këtij subjekti politik.
Në këto komunikime, sipas burimit, Gërvalla ka kërkuar nga deputetët kësaj partie të mos e thonë asnjë fjalë për Osmanin.
I njëjtit mendim me Gërvallën është edhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.
Kurse, deputetët tjerë të Guxosë janë shprehur pro mandatit të dytë të Osmanit.
Këto kundërshtime Gërvalla i ka shprehur edhe në mbledhjen e kësaj partie.
Deri me tani një gjë të tillë e kanë respektuar pothuajse të gjithë deputetët e Guxos.
I vetmi që ka folur për këtë çështje është deputeti Haxhi Avdyli.
Ai ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani meriton një mandat të dytë presidencial.
“Vjosa Osmani si presidente në 5-vjeçarin e kaluar ka treguar një performance dhe paraqitje brilante në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit,”, ka thënë Avdyli, duke i vazhduar lëvdata për Osmanin.