Në një rast burri rreh gruan, në një tjetër gruaja burrin: Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunë në familje. Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha këto raste të konfirmuara nga Policia e Kosovës.
Një burrë është ankuar në polici se është sulmuar nga gruaja e tij.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën Selim Berisha në Rahovec.
Nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.
“DHUNË NË FAMILJE Rr. Selim Berisha, Rahovec 10.01.2023 – 16:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij femër kosovare. Nuk raportohet për të arrestuar.”, njofton policia.
Ndërkaq një rast tjetër ka ndodh në Prizren, ku vjehrri ka rrahun nusen e djalit të tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE Prizren 09.01.2023 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Një rast tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku burri ka ushtruar dhunë ndaj guas së tij.
“DHUNË NË FAMILJE Prishtinë 09.01.2023 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.
Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar me SMS ish-gruan e tij.
“DHUNË NË FAMILJE Gjilan 03.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese ndaj ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia.
Ndërkaq në Vushtrri gruaj ka raportuar se burri nuk po kujdeset për mirëqenien e familjes.
“DHUNË NË FAMILJE Vushtrri 10.01.2023 – 11:47. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar , nuk kujdeset për mirëqenien familjare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, njofton PK-ja.