"Në luftë me arkivat e veta": Buzhala s'arrin të përmbahet kur krahason videot e Kurtit për Ivanoviqin - NACIONALE

"Në luftë me arkivat e veta": Buzhala s'arrin të përmbahet kur krahason videot e Kurtit për Ivanoviqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala në edicionin më të fundit të Ditarit të Buzhalës ka komentuar fjalët e zgjedhura të Albin Kurtit për Oliver Ivanoviqin... dhe ka ofruar një video-material ku, Kurti dëgjohet derisa e denoncon për krime lufte.

Buzhala lëshon videon e Buzhalës ku duket Kurti derisa e dencon Ivanoviqin në mënyrë specifike për dëbimin e 11 mijë shqiptarëve dhe vrasjen e 11 prej tyre mes natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Këtë video e konfronton me atë të renë, ku Kurti thotë që “do të dëshironte që kujtimi i Ivanoviqit të mbetej gjallë përgjithmonë”, derisa më herët e quajti të hapur e të sinqertë.

“Për çdo ditë e konteston veten, për çdo ditë lufton arkivat e veta...” – komenton z. Buzhala, derisa tregon që Vetëvendosje i ka hequr edhe komunikatat e saj kundër Ivanoviqit të publikuara shumë vite më parë.

Me publikimin e videos së fundit të Kurtit ku shihet përballë shumë qytetarëve nuk mund të pretendohet se ai kishte qenë i painformuar në lidhje me ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe përfshirjes së Ivanoviqit në të.

Ndërkohë, pas deklarimeve të djeshme të kryeministrit ka pasur reagime të shumta edhe nga familjarë të viktimave në Mitrovicë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i ka dalë në mbrojtje shefit të tij partiak duke deklaruar mes tjerash që kishte qenë kundërshtar serioz i Listës Serbe.

Lajme të ngjashme