“Në harmoni të plotë”, Albulena Haxhiun tenton ta lidh “opozitën” me Listën Serbe
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, duket se i ka mbetur hatri në “opozitën” që nuk e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeministër.
Nga karrigia e saj, ajo ka postuar një fotografi, e cila tregon votimin e PDK-së dhe Listës Serbe për kabinetin “Konjufca 1”.
Sipas saj, këto parti janë në harmoni të plotë.
“Në harmoni të plotë”, ka shkruar ajo.