“Në cilën anë të ulem”, pyet Kurti nikoqirët para takimit me Vuçiqin - NACIONALE

“Në cilën anë të ulem”, pyet Kurti nikoqirët para takimit me Vuçiqin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Bruksel ka nisur takimi i përbashkët midis liderëve të Kosovës, Serbisë dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian.

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

E me të hyrë në sallën ku Kurti pritej nga Lajqaq dhe Borel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pyeti se në cilën anë të ulej. Normalisht atij nga nikoqirët atij iu dhanë udhëzimet se ku të ulej.

Nuk kaloi shumë kohë e në sallë erdhi edhe presidenti serb Aleksander Vuciq. Pa përshëndetje me Kurtin ai ulë në anën e tij, ku pas pak minutave nisi takimi.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve. Takimi midis Kurtit dhe Borrellit është mbajtur nga ora 09:30, ndërkaq në 10:00 shefi i diplomacisë evropiane është takuar me Vuçiqin.

Pas takimeve dypalëshe, Borrell tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të raporteve.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twtter.

Lajme të ngjashme