Në Bistricë të Leposaviqit kanë votuar 70 qytetarë nga 300 sa janë të regjistruar
Po vazhdon procesi zgjedhor në katër komunat veriore.
Në Leposaviq po qëndron Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj.
Aktualisht ajo ndodhet në një qendër të votimit në fshatin Bistricë të kësaj komune.
Deri më tani në këtë pikë të votimit, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 70 persona teksa të regjistruar janë 300 qytetarë që kanë të drejtë vote.
Në këtë qendër duhet të theksojmë se janë edhe dy vëzhgues të komunitetit serb.
