Ndryshe prej Kurtit, Rama nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë: S’kam preferencë, jam mik i të gjithëve - NACIONALE

Ndryshe prej Kurtit, Rama nuk përzihet në zgjedhjet në Kosovë: S’kam preferencë, jam mik i të gjithëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama citohet se ka thënë që nuk ka ndonjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat pritet të mbahen nesër.

Një pyetje rreth zgjedhjeve, raportohet se atij iu bë gjatë një interviste me gazetën spanjolle “El Mundo”.

Pyetur se çfarë rezultatesh pret, Rama ka thënë:

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”.

Vlen të theksohet se gjatë mandatit katër vjeçar, Kurti nuk ka pasur marrëdhënie të mira me kryeministrin Rama.

Ky i fundit madje, në një seancë të përbashkët të Kuvendit të Kosovë dhe Shqipërisë, ishte shprehur ashpër që vendi nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Nuk vijë dot këtu në Prishtinë, ta gëlltisë, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit në mungesë të Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh, dhe i arsyeshëm se ai proces, është proces i parregullt ligjor, dhe se normat dhe standardet e tij janë nën standardet e drejtësisë që e financojnë atë far Gjykate. Nuk rrit dot pa ua thënë këtu çudinë time për faktin se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët” – kishte thënë Rama.

Lajme të ngjashme