Ndikimi i fushatës te qytetarët: 18.7% e votueseve gjatë fushatës kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë
RTV Dukagjini ka publikuar Exit Pollin e realizuar nga kompania UBO Consulting, i cili ka treguar rezultatin e partive politike në zgjedhjet që janë mbajtur sot.
Ky Exit Poll ka treguar edhe ndikimin që fushata ka pasur te qytetarët.
Valon Feka nga UBO Consulting ka thënë se 18.7% e votueseve gjatë fushatës kanë vendosur se për cilën parti do të votojnë.
“Impakti i fushatës ka qenë 18.7 për qind te votuesit. Pra, 18.7 për qind e votueseve kanë thënë se ‘në fushatë unë kam vendosur se për kë të votojë”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”.
Sipas këtij polli, 81.3 për qind e qytetarëve kanë vendosur se për kënd do të votojnë para zgjedhjeve, 15.4 për qind kanë vendosur gjatë fushatës zgjedhore dhe 3.3 për qind kanë vendosur ditën e zgjedhjeve se për cilën parti do të votojnë.
Sipas këtij Exit Polli, futës e zgjedhjeve të 9 shkurtit është LVV-ja me 40.3%.
Pas saj renditet PDK-ja me 21.4%, LDK-ja me 19.3 4 dhe AAK-ja me 7.2.