Ndërtesa e re në Turqi shkatërrohet në pak sekonda, pas tërmetit shkatërrimtar
Skenat tronditëse të shkatërrimit nga tërmetet e tmerrshme që goditën rajonet kufitare vazhdojnë të vijnë nga Turqia dhe Siria.
Tërmetet shkatërruese, herët në mëngjes ai me magnitudë 7.8 dhe ai i mëvonshëm, vetëm pak më i dobët se 7.5, shkatërruan ndërtesa sikur të ishin prej letre.
Disa nga ndërtesat që u shembën në pak sekonda janë ndërtime të reja.
Kështu, nga qyteti turk Malatya erdhi një video që tregon shembjen e një ndërtese të sapondërtuar në provincën e Kahramanmaras pas një tërmeti.
Videoja ka shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale nga njerëz të zemëruar që kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet vendore, ministritë, inspektimet, kontraktorët, investitorët dhe të gjithë të përfshirët në procesin e ndërtimit. Njerëzit shkruajnë se përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit.
Shikoni videon. /Nacionale/
This video is going viral on Turkish twitter.A brand new building supposedly built according to state-enforced “strict” earthquake norms collapses. It raises an important question: what’s the level of corruption in construction sector? #TurkeyEarthquake
— Vahid 🇺🇦 (@vahid_y1) February 7, 2023
pic.twitter.com/yRG1VpwmiC