Ndërron jetë një 22 vjeçar nga Gjilani - NACIONALE

Ndërron jetë një 22 vjeçar nga Gjilani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si pasojë e një infarkti ka ndërruar jetë një 22 vjeçar nga Gjilani.

Lajmi për vdekjen e Valmir Hasanit, është njoftuar fillimisht nga një familjar i tij përmes rrjeteve sociale.

“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infrakt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka njoftuar familjari i të ndjerit, ndërsa vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Në një deklaratë për medat, Policia ka njoftuar se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ka bërë të ditur se “trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Lajme të ngjashme