Ndalimi i kravatës me shqiponjë, Lushi: Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet t`i bëjnë vërejtje Speciales - NACIONALE

Ndalimi i kravatës me shqiponjë, Lushi: Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë duhet t`i bëjnë vërejtje Speciales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA-së, ka kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria të reagojnë ndaj Gjykatës Speciale, e cila ia ka ndalur Jakup Krasniqit kollaren me shqiponjë.

Ai ka vlerësuar se kuvendet e të dy shteteve duhet t`i dërgojnë vërejtje zyrtare Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se ata deputetët që nuk reagojnë ndaj këtij veprimi të Speciales, nuk e meritojnë pagën që marrin.

“Po të kishim institucione dhe Kuvende si duhet, në Prishtinë dhe Tiranë, Gjykatës Sepciale do të duhej t’i dërgoheshin vërejtje zyrtare që nëse vazhdon me denigrim antishqiptar të ngjyrave dhe shqiponjës dykrenare shqiptare do të ketë sanksione dhe pasoja. A do të kenë njerëzi të reagojnë Kuvendet në Prishtinë dhe Tiranë apo do të lejojnë të na futet çizmja antishqiptare edhe në gojë një ditë?! Kushdo shqiptar apo shqiptare që keni votat e popullit shqiptar si deputetët dhe nuk bëni diçka për t’u qartësuar banditëve të Speciales që ka vija të kuqe për shqiptarët, vërtetë, nuk e meritoni as rrogën dhe as thirrjen përfaqësuesë të popullit”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme