NATO mirëpret largimin e barrikadave: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë - NACIONALE

NATO mirëpret largimin e barrikadave: KFOR i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Për largimin e barrikadave në veri të vendit ka reaguar edhe NATO, duke thënë se mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka thënë se pret që të gjitha palët t’u përmbahen angazhimeve të tyre.

“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t'i përmbahen angazhimeve të tyre,” ka shkruar Lungescu.

Më tej ajo ka thënë se, KFOR është duke monitoruar nga afër dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse ka nevojë.

“NATO_KFOR po monitoron nga afër dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e OKB-së për të ruajtur lirinë e lëvizjes,” përfundon postimi i Lungescu.

Lajme të ngjashme