Reagon më në fund Rama: Doli një kuptim i ri i barrikadës, me bekimin e BE-së e ShBA-së u bë protestë paqësore
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi që barrikadat në Veriun e Kosovës, do të hiqen shumë shpejt.
Rama përmes një postimi në Twitter ka thënë se me bekimin e Bashkimit Evropian dhe të ShBA-së barrikadat dolën të jenë mjete të protestës paqësore, dhe sipas tij në këtë pikë nuk pajtohet.
“Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!”, ka shkruar Rama.
Sipas kryeministri të Shqipërisë, asgjë të re nuk kanë sjell barrikadat dhe sipas tij fundi është po i njëjtë ku të gjithë u kthyen në shtëpi.
“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!”, ka thënë Rama.
Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022