Nait Hasani s’i beson fjalëve të Vjosa Osmanit për "parandalimin e konfliktit" nga Trump: Nashta hipotezë e saj - NACIONALE

Nait Hasani s’i beson fjalëve të Vjosa Osmanit për "parandalimin e konfliktit" nga Trump: Nashta hipotezë e saj

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Nait Hasani i PDK-së nuk i besoi fjalëve të Vjosa Osmanit, Presidentes së Kosovës, se mund të ketë pasur një konflikt javëve të fundit që ka parandaluar Donald Trump

“Javëve të fundit nuk ka gjë të tillë. Këto janë hipoteza besoj të presidentes, nëse ka mujt me ia huq. Vetëm rasti i Banjskës është agresion i drejtpërdrejtë”, tha Hasani.

Osmani tha nga ShBA se "bash bash kohëve të fundit" Donald Trump ka parandaluar një sulm të Serbisë ndaj Kosovës.

Osmani tha se këto informacione i ka marrë nga brifingje të sigurisë amerikane.

Lajme të ngjashme