Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë arrijnë në gjykatë, fillon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt - NACIONALE

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë arrijnë në gjykatë, fillon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshortiNaim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ata janë futur në gjykatë nga një hyrje tjetër dhe larg medieve.

Seanca është paraparë që të fillojë në ora 09:30.

Të pranishëm në objektin e gjykatës kanë qenë edhe familjarët e Liridona Ademajt.

Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.

Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.

Lajme të ngjashme