Nagip Krasniqi viktimizohet për aktakuzën: Është një gjueti shtrigash
Nagip Krasniqi, i akuzuar nga prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka dhënë një intervistë në KTV, ku ka folur për çështjen e aktakuzës së tij.
Në intervistën e tij, Krasniqi gjatë tërë kohës është mbrojtur.
Madje, në një moment u viktimizua, duke thënë se ka gjueti shtrigash ndaj tij.
“Po e parafrazoj pyetjen tuaj, është një gjueti shtrigash” – i tha Krasniqi, moderatorit të KTV-së.