"Na pritnin qytetarë të shumtë": Abdixhiku shkon në fshatin Caravik të Klinës, tregon për mbështetjen e madhe
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Klinën, ku është takuar me banorët e fshatit Caravik.
Nga atje, Abdixhiku është shprehur se mbështetja popullore që e po e marrin është një shenjë e fitores së re.
Ai tutje ka thënë se ndryshimi po vjen tashmë.
“Rrugës, u ndalëm në fshatin Caravik të Klinës. Aty, në ambientet e familjes Krasniqi, na pritnin qytetarë të shumtë të këtij fshati. Entuziazmi i tyre, ishte shtytje e madhe për ne! Mbështetja popullore ndërsa, që po na vjen në çdo anë, nga ata që qëndruan me ne e nga ata që po i kthehen shtëpisë së madhe - shtëpisë së tyre - është shenjë e fitores së re! Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë!” – është shprehur Abdixhiku.