“Na gënjyet në sy”: Rilind Gërvalla u zu në rrenë gjatë mbledhjes së Bordit, tha se nuk janë përmendur mediat me emër - NACIONALE

“Na gënjyet në sy”: Rilind Gërvalla u zu në rrenë gjatë mbledhjes së Bordit, tha se nuk janë përmendur mediat me emër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Insistimi i gjithë udhëheqjes së RTK-së në mbledhjen e Bordit më 23 korrik për lajmin kundër Nacionales, ishte se emrat e dy mediave, kinse të lidhura me Serbinë, nuk janë përmendur.

Kjo u tha gjatë mbledhjes nga drejtori Rilind Gërvalla dhe udhëheqësja e mediave online, Valjeta Kosumi.

Gërvalla insistonte se emrat nuk ishin përmendur në asnjë mënyrë. Megjithatë, ai u zu në rrenë përderisa mbledhja po mbahej.

Ishte kryetari i Bordit, Besnik Boletini, që reagoi duke thënë se janë njoftuar nga Zyra e Teknologjisë, që lajmi është ndryshuar, raporton Nacionale.

“Është shumë shqetësuese kur brenda nesh ka anëtar të lartë të menaxhmentit të cilët veprojnë në një mënyrë “krye në vete” dhe nuk na njoftojnë neve si organe, qoftë edhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm me kompetencat e reja edhe mua, për ndërhyrje direkte te mediat online dhe në lajmet qendrore, besoj që për këtë pjesë të ftuarit në këtë mbledhje do të japin informacione më të detajuara dhe tishohim qëndrimet e tyre në lidhje me publikim e lajmit i cili fillimisht është publikuar në media online rreth orës 14:40 dhe i njëjti ka vazhduar në lajme qendrore me citime nga rtklive dhe jo portali në fjalë”, ka thënë Boletini në mbledhjen e bordit.

Këtë e konfirmoi edhe U.D Drejtoresha, Zana Spahiu.

“E konfirmoj një gjë të tillë, pra unë nuk jam eksperte e IT por ky lajm sapo më erdhi nga ekspertët e IT- së”, tha Spahiu.

Reagimi i Gërvallës ishte brutal, duke akuzuar se zyra e IT-së, e ka kriminalizuar RTK-në.

“Shumë mirë që keni pyetur njerëz të cilët po nxjerrin e-maila, bravo ju qoftë që po pyesni njerëz të cilët e kanë kriminalizuar rrjetin në RTK, mos i besoni IT por njerëzve të cilët e kanë kriminalizuar RTK-në. Mua z. Arsim Halili ma ka publikuar e-mailin tim i cili vazhdon të jetë në detyrë”, tha Gërvalla.

Lajme të ngjashme