“Mërzitet Brnabiqi? Le të mërzitet; unë punoj për Shqipërinë”: Rama flet për marrëdhëniet e “acarta” mes Tiranës dhe Beogradit - NACIONALE

“Mërzitet Brnabiqi? Le të mërzitet; unë punoj për Shqipërinë”: Rama flet për marrëdhëniet e “acarta” mes Tiranës dhe Beogradit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marrëdhëniet në ndërtim e sipër ndërmjet Tiranës dhe Beogradit jo pak kënd e kishin nervozuar e jo për pak kënd gjithashtu ishin shpresëdhënëse se rajoni po shkonte në drejtim të ripajtimit përfundimtar. Megjithatë, kohëve të fundit Shqipëria dhe Serbia janë kthyer në nivelin më të vogël të komunikimit, dhe kjo, për shkak të ngjarjeve të Kosovës. Prej kidnapimit të tre policëve kufitarë kosovarë brenda territorit të Kosovës e deri te sulmi paramilitar e terrorist nga formacioni ushtarak i udhëheqhur nga krimineli famëkeq Milan Radojçiq, këto marrëdhënie mes Tiranës zyrtare dhe Beogradit zyrtar, janë të një disponimi krejt tjetër.

Gjatë samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, teksa po pritej nga Kryrministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pa në çehren e të dyve se që të dy as që duan t’ia shtrijnë dorën njëri tjetrit. Me fytyra të ngrysura dhe në mënyrën më të ftohtë të mundshme, Rama e priti Brnabiq.

Brnabiq, para gazetarëve atë ditë, tha se “nuk mund ta përshëndes më ngrohët një njeri që thërret për sanksione ndaj Serbisë” referuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka qenë tejet vokal në thirrjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare që Serbia duhet të merr ndëshkimin e saj të merituar par ngjarjeve të rënda në Banjskë të Zveçanit. Në veçanti Ramës ia kishte konfirmuar shteti serb përfshirjen e saj në ngjarjet në Banjskë kur kishte shpallur 3 ditë zie kombëtare për terroristët e neutralizuar nga njësitet speciale policore kosovare.

Shpresoj që me (Ramën) të mund të bisedoj sot, dhe të flasim pak për t’u qartësuar. Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, por edhe me të gjithë të tjerët në rajon. Nganjëherë nuk jemi thjesht politikan, por edhe qenie njerëzore. Kështu ndjehem. E lumtur nuk jam. Nuk e di pse Rama bëri kështu; nuk ka kuptim. Nuk është në vijë me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, tha Ana Brnabiq para gazetarëve.

Kryeministrja serbe e përfundoi deklarmin me pohimin se është “e lënduar” me reagimin e kryeministrit shqiptar.

Në lidhje me këto marrëdhënie të acarta mes Shqipërisë dhe Serbisë, është deklaruar edhe Edi Rama, ku ky i fundit iu përgjigj Brnabiqit. Është punë e tyre se a çuditen ose jo, i mëshoi prerazi Rama.

Se çuditen serbët, se çuditet presidenti i Serbisë apo se çuditet kryeministrja e Serbisë që unë dal dhe them që është koha për ta ndëshkuar Serbinë dhe ajo që bëri për mua, për zinë kombëtare që është një skandal anti-evropian i pajustifikueshëm”, tha Rama në një intervistë në “Tv Klan”.

Mërzitën ata, le të mërziten unë punoj për Shqipërinë”, u përgjigj Rama.

Lajme të ngjashme