Muzaqi ia kthen Tahirit: Shpifje, nuk kam shitur barna por u kam shërbyer pacientëve - NACIONALE

Muzaqi ia kthen Tahirit: Shpifje, nuk kam shitur barna por u kam shërbyer pacientëve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, ia ktheu shefit të PDK-së në Kuvend, Abelard Tahirit, pasi ky i fundit e akuzoi të parin se ka vetë ka shitur barna, ndërkohë që flet për “mafinë farmaceutike”.

Muzaqi tha se kjo është shpifje. Sipas tij, ai vetë nuk ka shitur barna por u ka shërbyer pacientëve.

“Replika ime s’ka të bëjë me shpifjet time që erdhën nga kolegu. Tha se Besimi ka shitur barna, Besimi është farmacist, pra farmacisti nuk shet barna por u shërben pacientëve. Ky është shërbim farmaceutik që unë me nder e kam kryer” – thotë Muzaqi.

Paraprakisht, Tahiri tha se fakti se Projektligji për Rregullimin e Çmimeve dhe Ilaçeve është nismë e Muzaqit, është konflikt interesi.

“Neve na akuzoi rëndë prezantuesi i qëndrimit të grupit parlamentar për këtë nismë, realisht veç për nismën s’foli. Aty kuptova se personi në fjalë është një prej njerëzve që shet barna. Pra z. Besim Muzaqi, ka konflikt interesi kur del dhe flet këtu për mafinë farmaceutike. Ai po i dika mirë kush janë këta njerëz dhe është mirë me dalë me fol këtu me emër dhe mbiemër. Nëse është dikush është më afër këtyre aferave, janë qita që kanë shitur barna” – tha Tahiri në Kvuend.

Lajme të ngjashme