Mustafa e publikon rrogën sa ishte ministër dhe e sfidon Muratin: Sa ja ke rritë pagën vetes? - NACIONALE

Mustafa e publikon rrogën sa ishte ministër dhe e sfidon Muratin: Sa ja ke rritë pagën vetes?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë publike pagën e muajit shkurt sa ka qenë ministër, teksa e ka sfiduar ministrin e Financave, Hekuran Murati që ta bëjë të njejtën gjë.

Mustafa në Facebook ka thënë se paga e tij e muajit shkurt 2021 ka qenë 1 mijë e 208 euro.

Ai ka pyetur sa ministrin Muratin se “sa qindra euro ja ka rritë pagën vetës?”.

Shkrimi i plotë i tij:

E sfidoj Hekuran Muratin ta publikojë pagën e tij për muajin shkurt 2023!

Paga ime e ministrit për muajin shkurt 2021 ka qenë 1.208,42 euro. Shihni SMS që kam pranuar nga banka.

Hekuran, sa qindra euro ja ke rritë pagën vetes?!

Lajme të ngjashme