Mustafa për dialogun: Pushteti aktual ka dështuar, s’kemi asnjë njohje të Kosovës - NACIONALE

Mustafa për dialogun: Pushteti aktual ka dështuar, s’kemi asnjë njohje të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, ku ka folur rreth udhëheqjes së dialogut me Serbina nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka shkruar se pushteti aktual, përfshirë Presidencën, Qeverinë e Kuvendin, kanë dështuar në udhëheqjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pushteti aktual përfshirë presidencës, qeverinë, parlamentin ka dështuar në këtë aspekt sepse me veprimet e bëra në vitin 2022 në veri të vendit e kanë sjellë procesin në atë gjendje që më për dialogun të mos flitet si për një zgjidhje për Kosovën por të flitet vetëm si një çështje e trajtimit të komunitetit serb në Kosovë dhe të stabilitetit dhe të paqes dhe problemi është spostuar për 7-8 vjet më vonë atë që ne kemi pasur në tavolinë si çështje të njohjes reciproke nga Serbia.” – tha ai.

“Sa i përket çështjeve të tjera në politikën e jashtme, nuk kemi njohje. Po lexoj që rekordi i ikjes ka qenë në vitin 2015 kur unë kam qenë kryeministër, ka qenë rekord por i organizuar sepse kemi pasur një hapje të një kanali të ikjes përmes Serbisë në Hungari.” - shtoi Mustafa.

Lajme të ngjashme