Mustafa: Pas katër vitesh dështime, alternativa e vetme është LDK - NACIONALE

Mustafa: Pas katër vitesh dështime, alternativa e vetme është LDK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të reflektojnë mbi qeverinë katër vjeçare të Albin Kurtit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ka ende njerëz që janë të pasigurt për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Ka ende njerëz që nuk janë të sigurt se për kë do të votojnë më 9 shkurt. Sot po u drejtohem saktësisht juve. Pyesni veten a jeni të kënaqur me punën e VV-së në katër vitet e fundit. Pyete veten a mundesh me i përmend dy ministra që të kanë përmirësuar jetën. Pyete veten çfarë projektesh madhore ka realizuar kjo qeveri në katër vitet e fundit. A kanë përfunduar ndonjë projekt madhor”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja është e vetmja alternativë me vizion dhe plan konkret për zhvillimin e Kosovës.

“Atëherë pyesni veten: Kush ka vizion për Kosovën? Kush ka një plan për katër vitet e ardhshme? Kush ka aftësinë për të ofruar dhe bërë jetën tuaj më të mirë? Përgjigja është e qartë. Është LDK-ja. Është Lumiri. Është numri 124”, është shprehur Mustafa.

Lajme të ngjashme