Mustafa: Njësitë speciale kanë tjetër rol, jo të instalojnë kryetarë nëpër komuna - Kurti po tensionon situatën në veri - NACIONALE

Mustafa: Njësitë speciale kanë tjetër rol, jo të instalojnë kryetarë nëpër komuna - Kurti po tensionon situatën në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe nuk ka qenë dashur të instalohet në zyret komunla me njësi speciale policore, ka thënë ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për ngjarjet e fundit në vend derisa tensionimin e situatës ia mëvesh Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të cilin gjithashtu thotë se “po krijon reagim ndërkombëtar që mëpastaj të ë një formë po dëshiron që të merr poenta për shtensionim”.

Në një intervistë të gjatë për KosovaPress, Isa Mustafa, flet gjerë e gjatë për çështjet edhe të situatës së tensionuar në veri si dhe Marrëveshjen e Ohrit, të cilët e vlerëson shumë të rëndë se Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Problemi është se zoti Kurti po tensionon situatën në veri, por jo vetëm veri po krijon një tensionim të situatës, po krijon një reagim ndërkombëtar lidhur me këtë dhe pastaj në një formë po dëshiron që të merr poenta për shtensionim, për një situatë që nuk ka pasur nevojë që të tensionohet, nuk ka pasur nevojë që të çohen gjitha ato forca policore në veri, nuk ka pasur nevojë që kryetarët e Komunave në veri të instalohen në zyret e tyre me njësi speciale të policisë, sepse nuk është Njësia Speciale e Policisë së Kosovës për të vendos kryetarët e komunave në zyrë por kanë një rol tjetër, e tani çfarë do të thotë kjo është një çështje krejt tjetër”.

Ka qenë një praktikë ne veri të vendit kanë qenë ndërhyrje të madha, ato janë bërë me pajtueshmëri ose me një koordinim me Amerikanët dhe me vendet e Quintit, edhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi me NATO-n dhe KFOR-in dhe ato kanë munguar kësaj radhe, pse kanë munguar duhet të japë arsye dhe shpjegim z.Kurti se pse kemi ardhur në këtë situatë që në Bruksel dhe në Ohër të pranohet një situatë e cila nuk ka qenë fare e paraparë që më herët të bëhet, sepse ka qenë e paraparë të bëhet një marrëveshje për njohje reciproke, një marrëveshje e fundit dhe e stabiliteti të sigurisë, themi e përkohshme që siguron një status quo që është bërë atje, por është bërë dhe është pranuar nga z.Kurti. Prandaj z.Kurti nuk mund të ikë zbatimit të kësaj marrëveshje përmes veprimeve të ndryshme të eskalimit të situatës në veri të vendit, çfarë ka bërë deri më tani.”, nënvizon ai.

Unë konsideroj se shumë më e rëndë është marrëveshja e Ohrit se sa ajo e vitit 2013, ajo që është ratifikuar në kuvend për arsyeje në vitin 2015 ne me dokument e kemi përcaktuar se statuti i asociacionit duhet të trajtohet nga gjykata kushtetuese, dhe kur gjykata kushtetuese konstaton se statuti është në harmoni me kushtetutën, atëherë bëhet asociacioni por nuk mund të bëhet pa një shqyrtim dhe vendim të gjykatës kushtetuese. Tani nuk është paraparë por vetëm është ndryshuar cilësimi i asociacionit nga asociacion në vet menaxhim të komuniteti serb. Çfarë është vet menaxhimi i komuniteti serb për mua është e paqartë , a është një lloj autonomie apo ai asociacion konvertuar në vet menaxhim por më shumë përngjan një lloj të autonomisë të qytetarëve serb në Kosovë se sa në një asociacion ose një bashkësi si në Zajednic siç e kanë quajtur Vetëvendosje dhe praktikohet akoma dhe kryetari i kuvendit të bëjë gjithmonë shërbehet me këtë shprehje jo me bashkësi dhe asociacion, sepse ju ka bërë ndërdyjë ajo, mendojë që është e rëndë edhe çështja e pozitës se Kishës ortodokse serbe e cila është paraparë në pikën e shtatë të marrëveshjes së Ohrit, por janë pranuar si të tilla si të implemtohen pa e dëmtuar në mënyrë qetësore shtetin dhe kushtutetshmërinë e vendit”, thotë mes tjerash Isa Mustafa.

Lajme të ngjashme